×
  • Lajme
  • Analiza

    Qeveria antimediave, flet opozita: Po tentojnë të kapin gjithçka

    Insajderi
    16 July 2022 - 14:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndryshe nga pushteti ekzekutiv, legjislativ , në një shtet demokratik, pushteti gjyqësor dhe mediat nuk rregullohen nga votat e qytetareve. Mediat rregullohen me ligj dhe me shoqërinë si “qeliza” kryesore e funksionimit të tyre, shkruan Insajderi.

    Përgjegjësia e mediave është të informoj publikun dhe të mbrojë interesat e shoqërisë, shpeshherë edhe duke publikuar të vërtetat e fshehta nga pushteti i një vendi.

    Kjo mënyrë se si funksionojnë mediat në Kosovë duket se nuk po i pëlqen pushtetit aktual.

    Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli ditën e djeshme në seancë të Kuvendit ka kërkuar nga Qeveria që të marrin masa ndaj mediave, ku sipas saj kanë qëllime biznesore dhe shantazhe politike.

    Deputetja nga LVV tha se kjo mundësi e ndërhyrjes dhe ndikimi në mediat kryesore është rritur kohëve të fundit.

    “Një gjë shqetësuese që është përmendur në rezolutën e fundit dhe që nuk është përmendur viteve të mëparshme është se viteve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media, përmes të cilave është krijuar mundësia e ndërhyrjes dhe ndikimit në disa mediume kryesore dhe në ato online të cilat po përdoren për qëllime biznesore dhe shantazh politik”, ka thënë ajo.

    Pacolli ka kërkuar edhe vëmendjen e Kuvendit dhe të Qeverisë që të identifikojnë edhe pronësinë e mediave.

    “Këtu kërkojmë vëmendjen e Kuvendit dhe Qeverisë që të marrin masa dhe të kuptojmë më shumë se çfarë po ndodh me funksionimin e mediave, me transparencën dhe identifikimin e pronësisë së mediumeve”, u shpreh deputetja Pacolli.

    Në lidhje me deklaratën e deputetes, Gazeta Insajderi ka kontaktuar me anëtaret e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

    Mergim Lushtaku: Deklarimi i deputetes është mendim i Kurtit por i artikulluar nga ajo


    Zëvëndës kryetari i parë i komisionit, Mërgim Lushtaku nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, tha se Vetëvendosje e ka pjesë të ideologjisë kërcënimin e kujtdo që demaskon politikat e tyre. Sipas tij, deklarata e deputetes Pacolli është mendim i Kurtit por i artikuluar nga ajo.

    Lëvizja Vetëvendosje e ka pjesë të ideologjisë së vet kërcënimin dhe frikësimin e kujdo që kundërshton apo demaskon politikat e tyre. Deklarimi i djeshëm i deputetes Fitore Pacolli për kontroll të mediave është qëndrim i kryeministrit Albin Kurti por i artikuluar nga deputetja Pacolli“, tha Lushtaku për Insajderin.

    Deputeti nga radhët e PDK-së më tutje tha se deklarimi i tillë është vetëm paralajmërim se çfarë plane ka kjo qeveri.

    Lushtaku tha se në një shtet ligjor ajo do duhej të jepte përgjegjësi bashkë me familjarët e saj për nxitjen e urrejtjes përmes faqes “Me Kryeministrin”.

    Ky deklarim ishte vetëm paralajmërim se çfarë plane ka kjo qeveri për ti linçuar e kërcënuar gazetarët, rrjedhimisht cenimin e fjalës së lirë. Në një shtet ligjor, deputetja Pacolli do të duhej të jepte përgjegjësi me familjarët e saj për linçimin dhe nxitjen e urrejtjes që e bëjnë tash e sa vite nëpërmjet një faqe që e kanë në rrjete sociale “me kryeministrin“, tha deputeti për Insajderin.

    Propozimi i deputetes për kontrollimin e mediave nga qeveria, sipas Lushtakut është model i shteteve autoritare.

    Ajo që propozoi dje deputetja e Vetëvendosjes për kontroll të mediave, është model i shteteve autoritare që në regjionin tonë e shohim vetëm në Serbi ku mediat i kontrollon presidenti“, përfundoi Lushtaku.

    Agim Veliu nga LDK: Kjo deklaratë tregon përpjekjen e çmendur për kontroll ndaj mediave


    Ish nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu i cili aktualisht është antarë i Komisionit ka komentuar deklaratën e kryetares së Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, Fitore Pacolli.

    Sipas Veliut, deklaratat e tilla janë për keqardhje dhe tendencë për të pushtuar gjithçka në Kosovë nga partia në pushtet.

    Kjo aq është deklaratë e papërgjegjshme e papranueshme saqë nuk di se si të komentoj, përpjekje e çmendur që të kontrollojë mediat dhe çdo gjë në Kosovë, etje e madhe për pushtet dhe kontroll, logjika e tyre është kjo, të kenë gjithçka në duar, diktojnë, për mua është e papranueshme“, tha Veliu për Insajderin.

    Ai tha se mendësia e tillë ka qenë gjithmonë prezente tek anëtaret e Lëvizjes Vetëvendosje, ai tha se e kishte parashikuar që të njëjtit nuk janë të përshtatshëm që të drejtojnë shtetin.

    Kanë qenë sjelljet e kësaj mendësie kaherë, e kam ditë që nuk janë të përshtatshëm me qeverisë në Kosovë, disa kanë mendu që munden e kanë provu , provojnë dhe e shohin tendencën e rrezikshme për të kap gjithçka“, përfundoi Veliu për Insajderin.

    Besnik Tahiri nga AAK: Krejt dhe Drejt mundet me pas mundësi në qeveri por jo në media


    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka komentuar deklaratën e Pacollit duke thënë se deklaratat e tilla nuk janë asgjë më shumë se arrogancë e numrave e fuqisë që populli u ka dhënë.

    Deklarimet e deputeteve dhe deputeteve te pushtetit për kontrolle mbi median nuk janë asgjë më shumë e asgjë më pak veç se një arrogancë e jashtëzakonshme e numrave e fuqisë që i ka dhanë populli“, tha Tahiri për Insajderin.

    Ai shtoi se Krejt dhe Drejt mund të ketë në qeveri por jo edhe në media, pasi sipas Tahirit, përderisa ai është në Komisionin ku përfshihet edhe media nuk do të ketë iniciativa të tilla.

    Krejt dhe Drejt mundet me pas mundësi në qeveri por jo edhe në media. Unë jam anëtar i Komisionit, dhe në atë Komision ku anëtar jam unë iniciativa të tilla s’do të ketë kurrë“, shtoi më tutje Tahiri.

    Reagimet e gazetarëve dhe udhëheqësve të mediave pas deklaratës së deputetes

    Të “prekur” në mënyrë direkte nga deklarata e deputetes nga radhët e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli mbetën gazetarët dhe sidomos udhëheqësit e mediave.

    Shumë nga ata kanë reaguar ashpër për kërkesën e çuditshme në një shtet demokratik.

    Gazetari dhe drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri tha se Mimoza Kusari do duhej t’i thonte Fitore Pacollit që të mos flas në Kuvend dhe jo deputetit Jahja Koka.

    Tutje, ai ka shtuar se një deputete ‘që jeton në shtet demokratik, po flet kundër mediave si me qenë zyrtare e Koresë së Veriut’ dhe vendeve tjera diktatoriale.

    Postimi i plotë:

    Reagimeve nuk iu largua as drejtori i Gazetës Online Periskopi, Ilir Mirena.

    Mirena përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se ky qëndrim nuk është i Pacollit por regjimit të Kurtit.

    Sipas tij kjo e fundit vetëm e ka lexuar atë që e ka dhënë partia.

    Derisa ka pyetur se “Faqen e shpifjeve dhe lajmeve te rrejshme qe e menaxhon vllau yt, “me kryeministrin” qysh po ju shkon?”, ka shkruar Mirena.

    Postimi i plotë:

    Jashtë kësaj liste nuk mbeti as gazetari i njohur kosovar, Valon Syla.

    Syla i cili gjithashtu drejton Gazetën Metro tha se mediat kurrë nuk kanë qenë më të varfëra dhe e lidh deklaratën e Pacollit me iniciativën e saj që të “hapë” një fontanë në Kuvend.

    “Mediat kurrë nuk kanë qenë më të varfra se sot. Edhe kurrë më pak para në botën mediale nuk ka pasur se sot. E para është se jemi në krizë ekonomike, edhe jemi bërë shumë dorën në zemër. Tjetra është që edhe firmat janë në krizë dhe nuk kemi sponzorë”, tha ai.

    Tutje ai shtoi se deklarata e Pacollit për pirje me grushte të ujit në fontanën e Kuvendit, që pritet të hapet, ka qenë arsyeja e sulmit ndaj mediave.

    “Por ajo që shoh te zonja Pacolli është një humbje që ka pësuar javën e kaluar, një debakël. Kur tha që do ta hapin një fontanë në Kuvend ku do të pihet edhe me grushta e mediat e morën me humor. Tani ajo është futur në inkuzion personal ndaj mediave”, shtoi ai.

    Edhe drejtori i Gazetës Nacionale, Berat Buzhala ka reaguar për rastin e njejtë, ai madje e krahasoi Pacollin me komunisten shqiptare Lenka Çuko.

    Buzhala ia ka përmendur Pacollit edhe faqen e njohur linçuese ndaj kujtdo që ishte kritik ndaj Vetëvendosjes, ‘mekryeministrin’.

    “Shihe kete Lenka Çukon, qe e ka me vella te vetin ate faqen “me kryeministrin” per te cilen faqe ka reagu krejt komuniteti nderkombetar, koka çu ne Kuvend me bo thirrje mi kontrollu mediat.  Ah, t’ish kane viti 1945, lokacioni ne Tirane”, shkruan Buzhala.

    Postimi i plotë:

    Në anën tjetër, reagime kishte gjithashtu edhe nga Asosacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe organizata të tjera që lidhen me mediat.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark