Qeveria bënë të vetin objektin e ish-Bankës së Lubjanës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria bënë të vetin objektin e ish-Bankës së Lubjanës

    Insajderi
    01 June 2016 - 13:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka miratuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme dhe objekteve të “Banka Themelore e Bankës së Lubjanës në Prishtinë”, të cilat ndodhen në zonën kadastrale Prishtinë, për nevoja të Qeverisë së Kosovës.

    Pas paraqitjes së propozimit nga kryeministri Isa Mustafa, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka elaboruar qëllimin e nxjerrjes së këtij vendimi.

    “Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor, me datën 11 prill 2016 e ka mbajtur dëgjimin publik përkitazi me shpronësimin e kërkuar të zonës kadastrale Prishtinë, ku gjenden pronat përkatëse që do t`i nënshtrohen procesit të shpronësimit”.

    “Për realizimin e këtij projekti ka qenë e nevojshme që të kryhen procedurat e shpronësimit dhe vlerësimit të pronës për të gjithë pronarët që kë qenë të evidentuar në tabelat e elaboratit të shpronësimit të bashkangjitur këtij propozim vendimi”, ka treguar Agani.

    Kreu i MMPH-së i propozoi kabinetit qeveritar që të miratojë vendimin preliminar mbi ligjshmërinë e shpronësimit të propozuar, pasi tha se janë përmbushur kushtet e përcaktuar me nenin 9 dhe 10 të Ligjit 03/L-139 për shpronësimin e pronës së paluajtshme me ndryshimet dhe plotësimet e bëra me ligjin 03/L-205.

    Në fund, kabineti e miratoi me shumicë votash propozimin e ministrit Agani./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark