Qeveria britanike kërkon nga Gjykata Supreme vendim për BREXIT - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Qeveria britanike kërkon nga Gjykata Supreme vendim për BREXIT

    Insajderi
    05 December 2016 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e kryeministres së Britanisë së Madhe, Theresa May do t’i kërkojë gjykatësve të Gjykatës Supreme më 5 dhjetor që të hedhë poshtë vendimin që e detyron qeverinë e saj të kërkojë miratimin e parlamentit për të nisur bisedimet e daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian.

    Muajin e kaluar, Gjykata e Lartë ka thënë se qeveria nuk kishte fuqi ekzekutive që si e vetme të nxisë nenin 50 të Traktatit të Lisbonës për të nisur procesin e negociatave për largim nga BE-ja.

    Në seancën e apelit, avokatët e qeverisë do të argumentojnë se populli britanik ka dhënë mendimin e vet duke votuat në referendumin e 23 qershorit në favor të daljes nga BE-ja.

    Avokatët gjithashtu do të thonë se një votim në parlament nënkupton që deputet do të pyetën saktësisht për të njëjtën pyetje që vet parlamenti ia ka bërë elektoratit i cili dihet si është përgjigjur në referendum, shkruan rel.

    Verdikti pritet të dal në muajin janar.

    Kryeministrja May ka thënë se edhe nëse duhet mbajtur votim në parlament për këtë punë, kjo nuk do të pengojë planet e saj që të nxisë procesin e largimit nga BE-ja, nga fundi i muajit mars 2017.

    Në referendumin e qershorit, 52 % e britanikëve kanë votuar në favor të largimit nga BE-ja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark