×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria dënon sulmin ndaj ministrit Abrashi

    Insajderi
    09 March 2016 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës ka dënuar sulmin ndaj ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashit, i cili u krye të mërkurën nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Në reagimin e zyrës për informim të Qeverisë thuhet se ky veprim është një gjest i ulët që synon zbehjen e punës së Qeverisë.

    “Ky veprim i ulët, i marrë përsipër nga një parti opozitare, është akt në vazhdën e sulmeve të dhunshme të drejtuara kundër institucioneve legale dhe legjitime të Kosovës, në përpjekje që të zbehet progresi i madh që po arrihet si rezultat i përkushtimit të Qeverisë së Kosovës”, thotë Qeveria e Kosovës në reagimin e saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    24 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark