Qeveria e Kosovës pritet që në muajin e ardhshëm të bëjë themelimin e një komisioni, që do të bëjë verifikimin dhe dhënien e statusit për mijëra gra të dhunuara gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.
Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, rregullorja që mundëson themelimin e këtij komisioni është gati dhe pritet vetëm nënshkrimi i Kryeministrit Isa Mustafa.
Por, siç njofton RTK, marrë parasysh dinamikën e procesit, qeveria nuk pret që këtë vit të fillojë pagesën për ato që fitojnë këtë status.
Në luftën e vitit të Kosovës, konsiderohet se janë dhunuar mijëra femra./Insajderi