×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kina synon të ndalojë ‘arkitekturën bizarre’

    Insajderi
    23 February 2016 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kina nuk do të lejojë më ndërtime të pazakonta ose siç thuhet ‘Arkitekturën Bizarre’, kjo pasi që këshilli i shtetit po përmbush premtimet e dhëna për t’i dhënë fund trendit të artitekturës së ‘’çuditshme’’.

    “Arkitektura Bizarre më nuk është ekonomike, funksionale, e kënaqshme ose ekologjike dhe do të jetë e ndaluar, ndërsa teknikat e ndërtimit që gjenerojnë më pak mbeturina do të përdoren ku si të tilla përdorimi i ndërtesave të parafabrikuara do të inkurajohen”, thuhet në një raport nga mediat shtetërore të Kinës, raporton Insajderi.

    Këshilli i Shtetit ka pohuar se Kina ka nevojë për ndërtesa që janë “ekonomike, të gjelbërta dhe të bukura’’, shkruan Time.

    Qeveria lëshoi ​​planin e ri urbanistik dy muaj pas mbajtjes së një konference ku për qëllim kishte adresimin dhe sfidat e paraqitura nga urbanizimi që ishin në rritje.

    Presidenti Xi Jingping kishte bërë thirrje për “jo arkitekturë të çuditshme” në tetor të 2014 në një simpozium kulturës./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark