×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Qeveria e Kosovës ndan mbi 250 mijë euro për Luginën e Preshevës

    Insajderi
    09 August 2023 - 11:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria e Kosovës ka ndarë 254 mijë euro për Luginën e Preshevës për pajisje me tekste mësimore në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2023-2024.

    Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi edhe Udhëzimin Administrativ për masat e duhura parandaluese dhe mbrojtëse për ndalimin e pjesëmarrjes se fëmijëve në klubet e natës dhe hapësirat të tjera të ngjashme.

    Kurti pati kritika të ashpra për drejtësinë duke thënë se persona me precedentë penalë po lëvizin lirshëm.

    “Janë të shumta rastet ku si pasojë e mos-veprimit të sistemit të drejtësisë, persona të ndryshëm me precedentë të shumtë penalë, lëvizin lirshëm qoftë të liruar nga organet apo të pandjekur fare të cilët rrezikojnë dhe marrin jetën e qytetarëve tanë. Edhe raportet e ndryshme kredibile vendore dhe ndërkombëtare konstatojnë se drejtësia jonë vazhdon të jetë jo-efikase dhe e ngadaltë dhe të përshkruhet me fenomenin e rasteve të shumta në rigjykim dhe vendimeve jo të duhura ndëshkimore”, ka deklaruar shefi i Qeverisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark