×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Qeveria e mbyllur sa i përket opinioneve ligjore

    Insajderi
    13 November 2024 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Republikës së Kosovës, ka miratuar Rregulloren (QRK) – Nr.17/2024 të Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kjo rregullore është miratuar në mbledhjen e 206- të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me Vendimin Nr. 04/206, të datës 21.5.2024, kurse e njëjta është publikuar në Gazetën Zyrtare, me datë 21.6.2024.

    Shkruan: Ardian Bajraktari

    Sa i përket çështjes së opinioneve ligjore, kjo çështje ka qenë e rregulluar me nenin 21 (Detyrat dhe përgjegjësitë e departamenteve ligjore), paragrafi 1.4, të Rregullores 13/2013, për Shërbim Ligjor Qeveritar, nen i cili përcaktonte se Departamenti (Ligjor) ka detyrat dhe përgjegjësit si në vijim:… 1.4., Jep opinione ligjore të kërkuara, nga fushëveprimi i ministrisë përkatëse. Pra, me këtë dispozitë çështja e kërkesës dhe rrjedhimisht dhënia e opinioneve, kryesisht në formë sqarimi për palët nuk ka qenë e kufizuar.

    Çka ka ndodhur?

    Me rregulloren e re të punës së Qeverisë, gjegjësisht nenin 117, është shfuqizuar, ndër të tjera edhe Rregullorja 13/2013, për Shërbim Ligjor Qeveritar, por për me shumë, me nenin 29, është rregulluar çështja e ofrimit të opinioneve, këshillave dhe sqarimeve ligjore, ku në paragrafin 1, të këtij neni, parashihet që në varësi të fushës së përgjegjësisë administrative, njësitë përkatëse për çështje ligjore në Zyrën e Kryeministrit dhe ministrive, ofrojnë opinione, këshilla dhe sqarime të nevojshme juridike me efekt sqarues të dispozitave ligjore në fuqi.

    Kurse paragrafi 2, i nenit 29, thekson se Zyrat ligjore nuk mund të japin opinione ligjore për institucione, organizata apo trupa që nuk funksionojnë e veprojnë brenda Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive.

    Pra, zyrat/departamentet ligjore të ministrive, opinione ligjore me efekt sqarues të dispozitave ligjore në fuqi, nuk do të ofrojnë për institucione, organizata apo trupa jashtë Qeverisë.

    Pra, qytetarët dhe kushdo tjetër që nuk është në Qeveri, kurdo që ka nevojë për ndonjë sqarim, të ndonjë ligji, apo dispozite specifike ligjore, atë sqarim nuk do të mund ta marrë nga Qeveria e Republikë së Kosovës.

    Qeveria mbyllet për opinione/sqarime ligjore, pse?

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Op-Ed
    03 December 2024
    Op-Ed
    03 December 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark