Insajderi
Lajme

Qeveria e zënë me EULEX-in, ia zgjatë Aganit qëndrimin në ekzekutiv

Insajderi
17 June 2016 - 20:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kërkesa e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimt Hapësinorë Ferid Agani drejtuar kryeministrit  Mustafa që ky i fundit ta lirojë atë nga detyra do të trajtohet në ditët në vazhdim.

Krejt kjo vonesë për ta pranuar ose jo dorëheqjen e Aganit do të bëhet për shkak të angazhimeve të shumta që kohët e fundit ka pasur Kuvendi i Kosovës, raporton lajmi.net.

Kështu ka thënë për lajmi.net zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi.

“Tani është deklarata e dhënë e z, Agani dhe nuk ka ndonjë lëvizje tjetër, për shkak  të angazhimeve në Kuvend. Kjo do të trajtohet gjatë ditëve në vijim”, shtoi Abrashi.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ditë më parë pati ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër 64 të pandehurve në mesin e të cilëve ishte edhe ministri Agani në lidhje me rastin ‘Stenta’. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark