Qeveria ende me ftesë të hapur ndaj opozitës për takim – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria ende me ftesë të hapur ndaj opozitës për takim

    Insajderi
    19 October 2016 - 08:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nuk ka ende përafrim të qëndrimeve ndërmjet pozitës dhe opozitës për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

    Faton Abdullahu, këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, ka paralajmëruar se Qeveria së shpejti do ta riprocedojë për ratifikim në Kuvend marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

    Ai ka thënë se kabineti qeveritar do t’i respektojë afatet kohore në mënyrë që demarkacioni të mos mbetet për vitin e ardhshëm, por të zgjidhet këtë vit, shkruan Epoka e re.

    Gjithashtu, Abdullahu thotë se mbetet e hapur ftesa e kryeministrit për takim me liderët e opozitës.

    Kurse përfaqësuesit e opozitës e kanë vlerësuar të kotë çdo përpjekje të Qeverisë për ta riproceduar demarkacionin në Kuvend.

    Sipas tyre, kjo marrëveshje ka vdekur më 1 shtator në mungesë votash.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark