Qeveria e Kosovës ka vendosur që të përkrahë financiarisht një projekt që udhëhiqet nga redaktori i Radio Televizionit të Kosovës, Blerim Haxhiaj.
Haxhiaj është i njohur për publikun meqë për një kohë ët gjatë ka punuar në programin e mëngjesit të RTK-së. Ai poashtu punon edhe si redaktor në të përditshmen Kosova Sot.
Lajmin për përkrahjen financiare ndaj një projekti të një OJQ-je ku ai punon e ka dhënë Bajram Gecaj, Zëvendësministër i Pushtetit Lokal.
“Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare “Cult Club”, z. Blerim Haxhiaj, për financimin e projektit, ‘Planifikimi i biznesit dhe ndërmarrësit e rinj’, thuhet në një postim që e ka bërë Gecaj.
“Qëllimi i projektit është t’i aktivizojë të rinjtë në hapjen e bizneseve të reja, si dhe të rrisë gatishmërinë e tyre për të ndërmarrë hapa konkret për zhvillimin ekonomik lokal”, thuhet tutje.
Gecaj nuk ka dhënë detaje lidhur me vlerën financiare që i është dhënë redaktorit të televizionit publik.
Haxhiaj javë më parë ka filluar një emision të ri në RTK të quajtur “Intervista me Blerimin”./Insajderi.com