Insajderi
Lajme

Qeveria franceze publikon shifrat: 320 mijë protestues në demonstratat e sotme në gjithë vendin

Insajderi
31 October 2026 - 20:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Qeveria franceze publikon shifrat: 320 mijë protestues në demonstratat e sotme në gjithë vendin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qeveria franceze ka publikuar vlerësimin e saj për numrin e pjesëmarrësve në protestat mbarëkombëtare të mbajtura sot.

Sipas vlerësimeve, rreth 320 mijë persona kanë marrë pjesë në demonstratat në të gjithë vendin, përfshirë rreth 70 mijë në Paris, raporton SkyNews.

Këto shifra duket se tregojnë një rënie të numrit të protestuesve, pasi protestat masive të dy javëve më parë, më 17 tetor, mblodhën 500 mijë persona, ndërsa në protestat e një jave më parë morën pjesë rreth 410 mijë persona.

Megjithatë, organizatorët e protestave kanë vlerësuar se numri i pjesëmarrësve në demonstratat e sotme ishte dukshëm më i lartë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark