Qeveria i mbetet borxh rreth 720 mijë euro BKS’së për policat e mërgimtarëve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Qeveria i mbetet borxh rreth 720 mijë euro BKS’së për policat e mërgimtarëve

    Insajderi
    04 July 2023 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës vitin e kaluar iu kishte premtuar mërgimtarëve se do t’i rimburësoj pagesat për policat kufitare që ata kanë bërë gjatë verës për të qarkulluar me vetura në Kosovë.

    Por, nga 3 milionë eurot e premtuara, Qeveria Kurti i ka mbetur obligim rreth 720 mijë euro të pa paguara Byros Kosovare të Sigurimeve.

    Kështu kanë thënë në një përgjigje për Gazetën Insjaderi nga BKS.

    “Jo nuk janë ndarë të gjitha mjetet. Janë rreth 720 mijë euro që ka mbetur obligim i pa paguar i Qeverisë së Kosovës për Byronë Kosovare të Sigurimit”, thuhet në përgjigjen e tyre.

    Ndërsa, lidhur me këtë vit, Qeveria e Kosovës ende nuk ka një vendim nëse do t’i rimburësoj mërgimtarët nga kjo pagesë.

    Një propozimi për marrëveshje të re i ka shkuar Byrosë Kosovare të Sigurimeve nga Ministria e Financave dhe tash janë në diskutime për draftin e marrëveshjes. Por ende nuk është vendosur asgjë.

    Qeveria e Kosovës kishte ndarë mjete për mbulimin ose ribmbursimin e pagesës për policat kufitare për mërgimtarët – Në vitin 2021 kishte ndarë 5 milionë euro për rimbursim ndërsa në vitin 2022 ndau 3 milionë euro.

    Mërgimtarët që vijnë në Kosovë përmes pikave kufitare po detyrohen përsëri këtë vit ta paguajnë policen e sigurimit për të qarkulluar me vetura.

    Një rasat të tillë kishte raportuar të dielën edhe Gazeta Insajderi:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark