×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lajm i keq për mërgimtarët, Qeveria Kurti këtë vit nuk po ua paguan sigurimin në kufi

    Insajderi
    02 July 2023 - 17:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mërgimtarët që vijnë në Kosovë përmes pikave kufitare po detyrohen përsëri këtë vit ta paguajnë policen e sigurimit për të qarkulluar me vetura. Në 2022’ën qeveria kishte ndarë 3 milionë euro për mbulimin ose ribmbursimin e kësaj pagese. Ndonëse atyre iu kërkua të hapnin llogari bankare në Kosovë, shumica hezituan dhe për shkak të procedurave nuk aplikuan fare.

    Gazeta Insajderi merr vesh nga burime brenda Byrosë Kosovare të Sigurimeve se mërgimtarët edhe këtë vit po detyrohen të paguajnë policën kufitare për të hyrë në Kosovë.

    Këtë e konfirmon edhe një policë e sigurimit që Insajderi e ka siguruar nga një bashkatdhetar.

    Për të hyrë në Kosovë i njëjti është obliguar të paguajë 20 euro.

    Rreth 300 mijë mërgimtarë u detyruan ta bëjnë këtë pagesë vitin e kaluar ndërsa nga qeveria dhe ministria e Financave nuk treguan se sa rimbursime u realizuan.

    Në vitin 2021 qeveria e Kosovës kishte ndarë 5 milionë euro për rimbursim ndërsa në vitin 2022 ndau 3 milionë euro.

    Nga Byroja Kosovare e Sigurimit kishin deklaruar se që nga janari i vitit 2022 e deri në gusht po të njëjtit vit, policën e sigurimit e kishin paguar 307 mijë e 300 automjete dhe 4 mijë e 350 motoçikleta.

    Vetëm gjatë muajit korrik 2022, mërgimtarët kanë paguar për 128 mijë e 464 vetura e 1 mijë e 117 motoçikleta.

    E në muajin gusht janë regjistruar 71 mijë e 50 polica për automjete e 844 motoçikleta.

    Këtë vit qeveria ende nuk ka ndarë fond për këto shpenzime që i kryejnë bashkatdhetarët. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark