Insajderi
Botë

Qeveria italiane zgjat uljen e taksave për naftën dhe benzinën edhe për tri javë

Insajderi
30 April 2026 - 23:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Qeveria italiane zgjat uljen e taksave për naftën dhe benzinën edhe për tri javë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qeveria italiane ka vendosur të zgjasë për tre javë të tjera uljen e taksave shtetërore mbi karburantet, ka njoftuar kryeministrja Giorgia Meloni.

Sipas saj, vendimi vjen në një moment kur është vërejtur një pabarazi e ndjeshme në rritjen e çmimeve të karburanteve, ku benzina është rritur me 6%, ndërsa nafta me 24%.

“Ka një ndryshim të rëndësishëm krahasuar me të kaluarën. Gjatë javëve të fundit kemi konstatuar një disbalancë të madhe mes rritjes së çmimit të benzinës dhe naftës së transportit”, deklaroi Meloni.

Ajo sqaroi se masa e re është fokusuar kryesisht te nafta, duke rinovuar uljen e taksave me 20 cent për litër, ndërsa për benzinën kjo ulje është kufizuar në 5 cent për litër, që përfaqëson rreth 6% të çmimit final të shitjes.

Kryeministrja italiane foli gjithashtu edhe për krizën e strehimit, duke theksuar rritjen e çmimeve të qirave dhe blerjes së banesave në qytetet italiane.

Sipas saj, objektivi i ri i qeverisë është ndërtimi dhe vënia në dispozicion e 100 mijë apartamenteve me çmime të kontrolluara ose në banesa sociale, gjatë dhjetë viteve të ardhshme.

“Do të mbështesim këtë Plan Kombëtar me rreth 10 miliardë euro, të cilave do t’u shtohen edhe investimet private, që do të shumëfishojnë vlerën totale”, u shpreh Meloni. /Panorama


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark