×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Qeveria, KEK dhe KEDS me deklarata të kundërta për rrymën – qytetarët i vuajnë pasojat

    Insajderi
    16 August 2022 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reduktimet e energjisë elektrike janë rikthyer sërish sot. Kështu ka thënë zëdhënësi  i KEDS-it, Viktor Buzhala.

    Ai ka thënë për Gazetën Insajderi se të martën kufizimet kanë filluar nga ora 9:00, derisa ka shtuar se arsye për reduktime është meqë furnizimi është duke u bazuar nga prodhimi vendor dhe se nuk ka para që të blihet energji në tregjet ndërkombëtare.

    “Edhe sot nga ora 9 kanë filluar kufizimet e energjisë elektrike. Që 1 vit e më shumë e kemi bartur krizën në supet tona. Aktualisht kufizimet parashihen të jenë 2 orë pa energji elektrike dhe 6 me energji. Alternativa e kursimit të energjisë duhet të aplikohet”.

    “Gjithashtu duhet që çmimi të reflektojë koston dhe të ketë infuzion financiar për sistemin elektroenergjetik. Dihet se ishin planifikuar të jepen 90 milionë euro, porse ato para nuk janë dhënë asnjëherë dhe kjo e ka zhytur në kolaps sistemin elektroenergjetik”, ka thënë ai për Gazetën Insajderi, duke treguar se kanë instruksione prej KESKO-s që reduktimet të vazhdojnë.

    Për dallim nga KEDS, KEK-u ka thënë sot se bashkëpunimi me KE të Shqipërisë ka dhënë rezultate pozitive.

    Sipas një njoftimi, KEK deri më tani ka depozituar mbi 120,000 MWh energji elektrike në KESH, me qëllim të zbutjes së kërkesës në ngritje për energji elektrike në Shqipëri.

    “Duke qenë se sot konsumi vendor në Kosovë ka shënuar ngritje në orë të caktuara (në kohë të pikut), KEK në bashkërendim me Ministrinë e Ekonomisë kanë ndërmarrë veprime të shpejta me ç’rast nga ora 14:00h janë siguruar 100 MWh/h nga energjia e depozituar e KEK-ut në KESH dhe paralajmërimi për reduktime u ndalua. Bashkëpunimi i ndërsjellë në mes KEK dhe KESH çdo ditë e më shumë po tregon rezultatet pozitive në tejkalimin e krizës energjetike nga ku përfitues janë qytetarët e të dyja vendeve”, thuhet në njoftim e KEK, shkruan Gazeta Insajderi.

    Për bashkëpunimin ndërmjet KEK dhe KESH, njoftoi të hënën Ministria e Ekonomisë duke deklaruar se “është kthyer normaliteti dhe se do të ketë furnizim të rregullt”.

    “Falë kësaj pune dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjitike të Shqipërisë (KESH) është arritur që të evitohen reduktimet që nga ora 14:00 dhe të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji elektrike”.

    “Institucionet do të vazhdojnë të bëjnë përpjekjet maksimale për të ruajtur furnizimin e rregullt me energji elektrike gjatë ditëve në vijim”, thuhej dje në komunikatën e ME-së, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark