Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pas vizitës në KEK, tha se Qeveria do të marrë vendim për ndalimin e eksportit të peletit dhe lëndëve tjera djegëse me bazë druri.
Andaj si hap i parë kemi vendosur që të ndalojmë eksportin e peletit dhe lëndëve tjera djegëse me bazë druri. Ndërsa MINT pritet që shumë shpejtë ta sjellë në qeveri e në kuvend për ratifikim ligjin për produktet esenciale, në të cilën është përfshirë edhe peleti”, tha Rizvanolli.
Ndër të tjera ajo përmendi gjithashtu edhe ndalimin e kriptovalutave, kjo pasi ka shpenzime të mëdha të energjisë elektrike.
Pas dy javësh, sipas Rizvanollit ME do të shpallë edhe skemen e subvencioneve.
” Ndalimi i kriptovalutave ështënjë ndër masat e para që është marrë dhe gjithashtu mund të bëjë dallim meqenësë ky është një aktivitet që shpenzon shumë energji elektrike. Gjatë javëve në vijim do të marrim masa tjera që nxisin qytetarët të përdorin forma të tjera të ngrohjes, në vend të energjisë elektrike, ose nëse janë duke përdorur energji elektrike, të përdorin forma më eficiente të përdorimit të energjisë elektike. Për këtë ME do të shpallë skemën e subvencioneve pas dy javësh”, tha Rizvanolli.
Ajo tha se shpreson që këto masa do ta bëjnë dimrin që po vjen “sa më të lehtë dhe më të përballueshëm për të gjithë qytetarët e vendit”