Qeveria Kurti mblidhet me mëngjes, ndan 5 milionë euro për tejkalim të krizës energjetike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Qeveria Kurti mblidhet me mëngjes, ndan 5 milionë euro për tejkalim të krizës energjetike

    Insajderi
    21 October 2022 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës mëngjesin e ditës së sotme ka mbajtur një mbledhje elektronike nga ku miratuar dy vendime për ndarjen e 19 milionë eurove, për zbatimin e Pakos për Ringjallje Ekonomike.

    Në vendimin e parë të miratuar, janë ndarë pesë milionë euro për krizën energjetike.

    Me vendimin e parë të miratuar në mbledhjen e 101-të të Qeverisë, sipas komunikatës për media, janë ndarë pesë milionë euro (5.000.000,00 €) për zbatimin e masës 3.7 Mbështetje për tejkalimin e krizës energjetike, në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike.

    Masa 3.7, masë kjo e cila parasheh alokimin e 20 milionë eurove për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark