×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Qeveria Kurti merr meritat për punësimin e 66 personave për një muaj në veri

    Insajderi
    15 April 2024 - 17:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se për një muaj pas lansimit të masës së punësimit në komunat veriore të Kosovës, janë punësuar 66 persona.

    Murati këtë e ka thënë me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke thënë se kjo u bë përmes ndërmjetësimit nga Agjencia e Punës.

    “Një muaj pas lansimit të masës së punësimit në katër komunat në veri të vendit, tashmë kemi edhe punësimet e para”, thuhet në postimin e tij.

    “Në muajin e parë janë punësuar 66 punëkërkues si rezultat ndërmjetësimit nga Agjencia e Punës nëpërmjet kësaj mase”, vijon postimi.

    “Punësimi është bërë nëpër biznese që tashmë janë regjistruar në zyrat lokale të ARBK, dhe operojnë sipas ligjeve në fuqi”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark