×
  • Lajme
  • Analiza

    Qeveria Kurti “zbulon” anën pozitive të privatizimit – AKP-ja përdoret për punësimin e njerëzve të partisë

    Insajderi
    08 July 2022 - 18:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Brenda një qarku kohor prej gjysmë muaji, dy njerëz që dikur nuk ishin fare në Vetëvendosje kanë përfituar nga të mirat që sjell të qenit në pushtet.

    Përfitues i “bonbonëve” të pushtetit është Arben Limani që dikur ishte këshilltar i Abelard Tahirit të PDK-së, ministrit të dikurshëm të Drejtësisë. I dyti është ish-drejtori i dikurshëm i Agim Veliut të LDK, Shpejtim Bulliqi tash kryetar i Podujevës në “fanellën” e Vetëvëvendosje.

    I pari ka marrë pozitën e drejtorit menaxhues të Agjencisë Kosovare të Privatizmit. Ndërsa i dyti ka përfituar një pozitë të vend punë për vajzën e tij, Egzonë Bulliqin. Ajo është rekomanduar që të punësohet në pozitën “Ofrues i Shërbimeve në Zyrën Rajonale të AKP-Prishtinë”. Ky rekomandim është pranuar nga drejtori Limani, dikur ish-këshilltar i Tahirit të PDK-së. Ndërsa tash i njëjti ka afërsi me Lëvizjën Vetëvendosje.

    Vëllai i tij është një prej mbështetësve të partisë në pushtet dhe ka njohje përsonale me Luan Dalipin, shefin e kabinetit të kryeministrit Kurti. Edhe Dalipi njejtë si përfituesit e këtyre dy javëve në të kaluarën ka qenë i largët me partinë në pushtet. Ka qenë përfitues i tenderëve të Qeverisë së Hashim Thaçit, rivalit më të madh politik të shefit të tij, Albin Kurtit.

    Kryeministri Kurti sa ishte në opozitë kishte premtuar shuarjën e AKP-së, por tash kjo agjenci është duke u përdorur për punësim të njerëzve të afërt me partinë dhe është duke nxjerrë vazhdimisht në shitje asete shoqërore. Këto veprime janë në kundërshtimet me bindjet politike të Kurtit të dikurshëm opozitar.

    Lexo edhe:

    Punësimi i vajzës së kryetarit Bulliqi

    Egzonë Bulliqi, vajza e kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është emëri tjetër nga partia në pushtet që është rahatuar në këtë Agjencionë.

    Ajo është emëruar në pozitën e Ofruesit të Shërbimeve në zyrën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit në Prishtinë.

    Rekomandimin për emërimin e Egzonë Bulliqit në këtë pozitë është bërë nga Komisioni Përzgjedhës i Shërbimit Civili të AKP-së dhe është miratuar edhe nga drejtori menaxhues i këtij institucioni.

    Lexo edhe:

    Sipas rezultateve të publikuara më 5 korrik nga AKP-ja, Egzonë Bulliqi ka marrë gjithsej 87 pikë duke u renditur kështu e dyta, në listën prej gjithsej 6 personave të rekomanduar.

    Krahas Egzonë Bulliqit, në këtë pozitë janë emëruar edhe Gentiana Krasniqi – Ajvazi, Laura Haxhiu, Adelina Maloku, Qendresa Januzi dhe Arjeta Mehmeti.

    Ndonëse, nga komuna e Podujevë, punësimin e vajzë së kryetarit nuk e kanë quajtuar ndikim politik, pasi sipas tyre ajo ishte e punësuar në këtë agjencionë që nga viti 2019.

    “Nuk ka ndikim partia në pushtet, pasi Egzona është punësuar që nga viti 2019 dhe Lëvizja Vetëvendosje është në pushtet që nga viti 2021”, tha zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Fatri Zhitia për Insajderin.

    Lexo edhe:

    Emërimi në krye të AKP-së i Arben Limanit

    Agjencia që pritej të shuhej nga Qeveria Kurti tashmë është kthyer në fole punësimin për njerëzit që i shërbyen partisë.

    Arben Limani, vëllai i militantit të Vetëvendosjes Faton Limani, është emëruar në pozitën vakante të drejtorit menaxhues në AKP.

    Bordi i AKP-së kishte vendosur më 22 qershor që kandidati Arben Limani të zgjidhet për pozitën e drejtorit menaxhues në këtë agjenci.

    Në komunikata e Bordit të AKP-së përmend përvojën e gjatë të Arben Limanit, duke theksuar specializimin në zhvillim dhe zbatimin e politikave publike.

    Ndonëse në AKP Limani ishte angazhuar që nga viti 2009 ku kishte mbajtur edhe pozitën e drejtorit të Sekretarisë Ekzekutive të Bordit të Drejtorëve nga viti 2011 e tutje. 

    Vëllau i Arben Limanit,  Faton Limani, është militant i VV-së, i cili ndonëse jeton në SHBA, Limani është shumë aktiv në përkrahjen për VV-në.

    Faton Limani, vëllai i drejtorit menaxhues njihet edhe me shefin e kabinetit të kryeministrit, Luan Dalipin.

    Faton Limani kishte qenë ndërmjetësues i Luan Dalipit, për një program online në Universitetin e Harvardit që kishte kërkuar të ndjekin shtatë zyrtarë qeveritarë.

    “Për informim tuajin, me të gjitha këto iniciativa rreth Harvardit po na ndihmon përkrahësi dhe aktivisti i LVV-së në Boston, z. Faton Limani (me origjinë nga Ferizaji), i cili e ka të përfunduar masterin në Administratë Publike në Harvard”, kishte shkruar Dalipi raporton Demokracia.

    Dikur, Arben Limani ka qenë këshilltarë i ish ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, për Sundim të Ligjit nga USAID./Insajderi.org

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark