×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sigurimi i “HangOver” e rrahën klientin – Pronari i klubit merret me Insajderin, se komenton rastin brutal

    Insajderi
    08 July 2022 - 17:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmë në klubin “HangOver” në Gjakovë. Sigurimi i klubit të natës “HangOver”, është parë duke e rrahur brutalisht një klient, pamjet i ka siguruar Gazeta Insajderi.

    Lidhur me rrahjen brutale ndaj klientit, Insajderi ka kontaktuar edhe pronarin e klubit, Valdrin Rizvanolli. 

    I njëjti se ka komentuar rastin por është marrë me median.

    Skam qenë unë aty, për detaje më të hollësishme e ki stacionin e policisë që mundesh me kontaktu. A i kam pa, jo mos me të rrejt jo, se nuk është diçka e mirë që ja vlen me u pa. Ne jemi të prirë si popull për bullizim të njerëzve, me favorizu bullizimin e njerëzve se sene të mira rrallë qitni ju”, është shprehur Rizvanolli përcjell Insajderi.

    Sipas Rizvanollit “s’është interesant që me u pa ajo punë”.

    Insajderi sërish e ka pyetur se nëse ka një arsye pse ka ndodhur rasti, i njëjti ka vazhduar të merret me median.

     “Unë po ju kritikojë se është fakt nuk po flas për diçka që po shpiku – e nëse e arsyetojë ose jo unë qetash mundesh me shku në stacion të policisë edhe e merr raportin, jo prej meje, po zyrtarisht prej policisë”, deklaroi ai.

    Gazeta Insajderi ka folur edhe me zëdhënësin e policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

    Elezaj konfirmoi se rasti është raportuar në polici nga viktima.

    Teksa shtoi se është iniciuar si “lëndim i lehtë trupor”.

    “Viktima mashkull e ka raportuar në polici për rastin që ka ndodhur me një diskotekë në Gjakovë, nuk e di saktë emrin edhe për pasojë ka pësuar lëndime të lehta trupore. Edhe rasti është iniciuar lëndim i lehtë trupor”, tha ai.

    Sipas burimeve të Insajderit,  arsyeja e përleshjes ishte pasi që dy klientë kishin denoncuar tek sigurimi që një klient tjetër po e ngacmonte një grua.

    Sigurimi nuk e mori parasysh ankesën e tyre, dhe u kthye kundër, kështu duke përfunduar në rrahje.

    Në videon që e ka siguruar Insajderi shihet një grumbull i punëtoreve të sigurimit duke sulmuar njërin nga klientët.

    Insajderi merr vesh se personi i cili u rrah nga sigurimi i lokalit “HangOver” në Gjakovë, ka përfunduar në spital, me lëndime serioze trupore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark