
Në kohën kur rastet pozitive me Covid 19 janë duke shënuar ngritje rekorde në vend, Qeveria e Republikës së Kosovës mori vendim që të zgjatet orari i punës së klubeve të natës deri në ora 3 të mengjesit, shkruan Insajderi.
Ndërkohë, në mbledhjen e Komitetit të SHSKUK-së të mbajtur para disa ditëve, është paralajmëruar pezullimi i pushimeve vjetore të punëtorëve shëndetësor, si rezultat i ngritjes enmore të infeksioneve me Covid 19 në vend.
Komisioni për organizimin e infermierëve poashtu është obliguar që të implementojë planin për riorganizimin e tërë stafit infermior në SHSKUK, për të rritur kapacitetet hapësinore në rast të rritjes së numrit të pacientëve me Covid 19.
Kujtojmë që në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 2 viktima si pasojë e COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 740 raste të reja të infektuara me këtë virus./Insajderi.org/