Insajderi
Lajme

Qeveria mbajti mbledhje mbrëmë, ky është vendimi që u ndryshua

Insajderi
03 December 2024 - 11:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Qeveria mbajti mbledhje mbrëmë, ky është vendimi që u ndryshua
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbrëmë një mbledhje në formë elektronike, gjatë së cilës është marrë një vendim i rëndësishëm.

Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e marrë më 23 tetor për miratimin e programit të Zyrës për Çështje të Komuniteteve për vitin 2024.

Ndryshimet dhe plotësimet janë bërë në nenet 6 dhe 7 të këtij vendimi.

Një pikë është fshirë edhe tek Neni 7, që është për Komisionin Vlerësues. Me vendimin e mbrëmshëm është fshirë pika 4 ku thuhet se anëtarët e Komisionit duhet të njohin të dy gjuhët zyrtare, në nivelin profesional.

Ndërkohë, pika 5 e këtij neni ku thuhej se “Ekspertë të jashtëm për përzgjedhjen e projekteve të medias duhet të jenë ekspertë të medias”, është zëvendësuar me fjalinë “Ekspertét e jashtém pér pérzgjedhjen e projekteve duhet të jenë ekspertë të medias apo të OJQ-ve”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark