×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Qeveria ndan 2.5 milionë euro për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kjo është arsyeja

    Insajderi
    05 September 2023 - 21:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës e ka mbajtur një mbledhje elektronoike.

    Zyra e kryeministrit ka dhënë më shumë detaje se çfarë është miratuar në këtë mbledhje

    ”Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për periudhën 2023-2024, i cili u prezantua sot gjatë ditës“.

    ”Kërkesën e  Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për ndarje të mjeteve buxhetore në vlerë prej 2,500,000 € (dy milionë e pesëqind mijë euro) për zbatimin e Masës 4.3 – Mbështetja e Kulturës dhe Sportit të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, përkatësisht për mbulesën e shumës së garancisë për cedimin e të drejtave ekskluzive të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, në rast se kandidatura e Kosovës shpallet e suksesshme për mirëpritjen e Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030“.

    ”Programin për zbatimin e Strategjisë së Energjisë së Kosovës për periudhën 2022-2025“, thuhet në njoftim

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark