Insajderi
Lajme

Qeveria mban mbledhje, ja vendimet që u miratuan

Insajderi
31 July 2026 - 21:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Qeveria mban mbledhje, ja vendimet që u miratuan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike, gjatë së cilës ka marrë disa vendime.

Në këtë mbledhje është miratuar Raporti Gjashtëmujor Financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026. Raporti përmban një përmbledhje të trendeve kryesore të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti.

Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe pranimet buxhetore kanë qenë në vlerë prej 1 miliard e 816.52 milionë euro, ndërsa shpenzimet kanë arritur shumën prej 1 miliard e 777.50 milionë euro.

Po ashtu, Qeveria ka marrë vendim për ndarjen e 21,000 eurove për realizimin e shfaqjes “Taverna Mirësia – Mario, Bella, Anastasia”, me regji të Mario Banushit.

Një tjetër vendim i miratuar në mbledhje ishte ndarja e 1,400,000 eurove për zbatimin e Masës 3.8 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Në mbledhjen elektronike është miratuar gjithashtu edhe vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 08/20, të datës 22 maj 2026, që ka të bëjë me miratimin e Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark