
Qeveria ka njoftuar se sot do të mbaj mbledhje. Kjo mbledhje do të filloj nga ora 10:00, shkruan Insajderi.
Kujtojmë se Albin Kurti, dje ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit.
“Që nga 23 marsi kur përfundoi mandati i plotë katërvjeçar i qeverisë sonë, qeveria është në detyrë/dorëheqje. Në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, me deklaratën që kam dhënë dhe është pranuar në KQZ me datë 27 mars 2025, si dhe me qëndrimin tim publik të po asaj dite, efektivisht jam i dorëhequr bashkë me kabinetin qeveritar. Për qëllim betimin si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, të legjislaturës së nëntë, po e përcjell edhe zyrtarisht njoftimin tim për dorëheqje nga posti ekzekutiv, veçse efektiv që nga data e lartcekur sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Kurtit”, shkruhet në vendim.
Sipas IKD-së, “letra e dorëzuar nga Kryeministri në detyrë, z. Albin Kurti, nuk paraqet akt të dorëheqjes. Interpretimi i z. Kurti se Qeveria e tij ka statusin ekuivalent me Qeverinë në detyrë vlenë për Qeverinë si institucion dhe jo për të si kreu i saj. Përmbajtja e njoftimit të Kryeministrit tregon synimin e tij që ai të vazhdojë ta udhëheqë Qeverinë në detyrë edhe duke qenë deputet”.