×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Qeveria më në fund reagon ndaj pretendimeve se kryeministri ka lidhje me skandalin e Martin Berishajt

    Insajderi
    10 January 2023 - 16:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ditën e djeshme në mediat kosovare është publikuar një raport i mediave sllovene në të cilin thuhet se Lëvizja Vetëvendosje gjatë kohës së fushatës zgjedhore ka përfituar miliona euro nga kompania ‘’ Gen’’. E cila është në pronësi të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

    Ndaj këtyre pretendimeve ka reaguar zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili raportimet e mediave sllovene i quajti të pavërteta.

    Sipas tij, portal i cili ka publikuar lajmin është i themeluar nga pseudogazetai, siç e ka quajtur ai, Luka Pers. I cili në vitin 2021 është suspenduar nga Twitter pikërishtë për shkak të shpërndarjes së lajmeve të rreme dhe ka punuar në në një organizatë lajmesh të ekstremit të djathtë.

    ‘’Njëri ndër themeluesit e portalit Prava, është një pseudogazetar që ka punuar deri vonë për Nova24TV, organizatë lajmesh e ekstremit të djathtë. Portali është aq i parëndësishëm sa që mezi e gjen online. Shpërndarja e këtij “lajmi” nga një portal aq i dyshimtë në disa prej portaleve tona, pa ndonjë verifikim të historikut të Prava dhe profilit të Luka Pers, është në rastin më të mirë jo profesionale dhe jo etike. Sidomos kur dihet se në vitin 2021, llogaria e Luka Pers në Tëitter është suspenduar pikërisht për shkak të shpërndarjes së lajmeve të rreme. E trajtimi nga partitë opozitare i një “lajmi” të tillë si temë nacionale, është më së paku shterpërsi opozitare.

    Dhe për fund, pretendimet e një portali të themeluar nga një pseudogazetar që ka punuar në një organizatë lajmesh të ekstremit të djathtë, llogaria në Tëitter i të cilët është suspenduar për shkak të shpërndarjes së lajmeve të rreme, patjetër se janë të pavërteta’’, ka shkruajtur Kryeziu në llogarinë e tij në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark