Qeveria miraton kredinë për autobusët e Prishtinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria miraton kredinë për autobusët e Prishtinës

    Insajderi
    15 July 2016 - 10:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, e ka miratuar kredinë e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për Trafikun Urban të Prishtinës, përmes së cilës i hapet rrugë blerjes së 52 autobusëve.

    Çështja e autobusëve ishte politizuar, duke shkaktuar polemika të ashpra mes Komunës së Prishtinës dhe Ministrit të Financave pasi që për muaj të tërë ishte stopuar dhënia e një nënshkrimi.

    Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Isa Mustafa, tha së  çështje që është diskutuar shumë dhe ka pasur njerëz që kanë menduar se kjo mund të bëhet vetëm me nënshkrimin e ministrit.

    “Mendoj që është veprim i mirë dhe është në dobi të qytetarëve dhe është nevojë e qytetarëve të Kosovës. Konsideroj që kuvendi do ta marrë parasysh”, tha Mustafa./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark