Qeveria ndan 1.1 milion euro për stadiumin në Mitrovicë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    Qeveria ndan 1.1 milion euro për stadiumin në Mitrovicë

    Insajderi
    25 June 2016 - 13:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.1 milion euro për rregullimin e stadiumit olimpik Adem Jashari në Mitrovicë.

    Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Financave, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se punët për përmirësimin e infrastrukturës në këtë stadium do t’i kryejë Ministra e Sportit.

    “Pranimi i Kosovës në FIFA dhe UEFA është shpresë dhe motivim për të rinjtë sportistë. Qeveria do të mbështesë maksimalisht, brenda mundësive që ka, sportistët si dhe ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme sportive.  Sporti po ndihmon shumë, krahas diplomacisë, në konsolidimin e identitetit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës:” ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.

    Megjithëse Kosova u pranua në UEFA, klubet kosovare nuk do të mund të luajnë këtë stinor në garat evropiane pasi që nuk i plotësojnë standardet në infrastrukturë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark