×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Qeveria ndan 19 milionë euro për këto dy kategori

    Insajderi
    21 October 2022 - 09:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Republikës së Kosovës përmes një mbledhje elektronike, ka miratuar dy vendime për ndarjen e 19 milionë eurove.

    Me vendimin e parë të miratuar në mbledhje të Qeverisë, janë ndarë pesë milionë euro (5.000.000,00 €) për zbatimin e masës 3.7 Mbështetje për tejkalimin e krizës energjetike, në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike.

    Masa 3.7, masë kjo e cila parasheh alokimin e 20 milionë eurove për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

    Ndërkaq, në vendimin e dytë të miratuar në këtë mbledhje, janë ndarë mjete buxhetore në shumën prej katërmbëdhjetë milionë euro (14.000.000,00 €), për zbatimin e masave shtesë në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, të masës 3.6 Mbështetja e likuiditetit familjar.

    Masa 3.6. – Mbështetja e likuiditetit familjar – 10 mil EUR Me qëllim të adresimit të likuiditetit familjar, do të subvencionohen kreditë për konsum deri në 3,000 euro. Kjo do t’iu mundësoj shumë familjeve të mbyllin bilancet e kredit-kartelave që kanë interesa shumë të larta, dhe njëkohësisht të përgatiten për vjeshtë duke pasur likuiditetin e nevojshëm për mbulimin e shpenzimeve sezonale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark