×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Qeveria ndau nga 100 euro për fëmijë në dhjetor – por sa para i marrin fëmijët në Gjermani çdo muaj?

    Insajderi
    14 December 2023 - 12:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rritja e fëmijëve ka një kosto të lartë fianciare, duke filluar nga pelenat, veshjet, lodrat, mjetet shkollore dhe aktivitetet rekreative e deri tek (më vonë) trajnimi profesional ose arsimi universitar.

    Për këtë Qeveria e Kosovës në 2021-ën mori një vendim që u dedikohet fëmijëve.

    Për fëmijët 0-24 muaj, shtesat janë 20 euro në muaj, kurse nga 24 muaj deri në 16 vjeç, nga 10 euro në muaj.

    Por këtë fundvit, Qeveria Kurti  vendosi që kësaj kategorie t’u japë shtesë nga 100 euro.

    Mirëpo, krahasuar me një shtet tjetër evropian, vendimet e qeverisë së Kosovës lënë shumë për të dëshiruar.

    Në Gjermani ekziston një formë ndihme shtetërore e njohur si “Child Benefit” ose “Kindergeld” (Benefit i fëmijës) e paguar për të mbështetur financiarisht familjet dhe për të ndihmuar prindërit t’u ofrojnë fëmijëve të tyre një jetë të mirë dhe një të ardhme të ndritur.

    Sipas vendimit nga Bundestagu, nga 1 janari i vitit 2023, prindërit marrin 250 € në muaj për çdo fëmijë – pavarësisht nëse është fëmija juaj i parë, i dytë apo i tretë.

    Por nuk marrin ”Child Benefit” për fëmijët që nuk jetojnë me ta.

    ”Një shembull: Ju keni tre fëmijë, por vetëm dy fëmijët më të vegjël jetojnë me ju. Fëmija më i madh jeton me prindërit e tjerë. Ju nuk do të merrni Ndihmën e Fëmijës për fëmijën tuaj të parë”.

    Si prind, në Gjermani ju mund të merrni Ndihmën e Fëmijës nëse plotësoni kërkesat e mëposhtme:

    Fëmija juaj është nën moshën 18 vjeç. Megjithatë, në rrethana të caktuara, ju mund të përfitoni gjithashtu Child Benefit për fëmijët më të vjetër se 18 vjeç.

    Derisa atje fëmijëve deri në 18 vjeç u jepen nga 250 euro në muaj, në Kosovë u jepen vetëm 10 euro dhe atë vetëm fëmijëve deri në moshën 16 vjeç.

    Në Gjermani, ju gjithashtu mund të merrni “Child Benefit” për fëmijët e birësuar, nipërit e mbesat, fëmijët birësues ose njerkat.

    Dhe gjëja që ka rëndësi është se ju lejohet të punoni në Gjermani dhe të përfitoni nga kjo masë. Madje u lejohet edhe shtetasve të Kosovës, Malit të Zi, Algjerisë, Bosnje-Hercegovinës, Marokut, Serbisë, Tunizisë ose Turqisë nëse janë të punësuar në Gjermani në një punë që i nënshtrohet kontributeve të sigurimeve shoqërore ose jeni përfitues të benefitit të papunësisë ose sëmundjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark