Insajderi
Lajme

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet që mori

Insajderi
17 July 2026 - 16:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet që mori
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, gjatë së cilës ka miratuar disa vendime me rëndësi.

Fillimisht, kabineti qeveritar miratoi vendimin për dhënien në shfrytëzim afatgjatë, pa kompensim, të pronave të menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës për nevojat e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit KRU “Mitrovica” Sh.A. Ky vendim është marrë me qëllim të realizimit të projektit për sigurimin e furnizimit me ujë të pijshëm për Komunën e Leposaviqit.

Në të njëjtën mbledhje u miratua edhe vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 255,153.45 euro, të destinuara për pajisjen me tekste mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë që vijojnë mësimin në gjuhën shqipe në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për vitin shkollor 2025/2026.

Po ashtu, Qeveria miratoi edhe vendimin për ndarjen e 40,000 eurove për mbështetjen e organizimit dhe realizimit të ngjarjeve me karakter ndërkombëtar në fushën e inovacionit, teknologjisë, ndërmarrësisë dhe transformimit digjital. Sipas vendimit, këto aktivitete synojnë të kontribuojnë në promovimin e Republikës së Kosovës, forcimin e imazhit të saj ndërkombëtar, zhvillimin e ekosistemit vendor, si dhe rritjen e dukshmërisë ndërkombëtare të vendit përmes organizimit të iniciativave dhe eventeve të njohura globale në këto fusha.

Mjetet financiare do të ndahen për dy organizata:

FLOSSK – Free Libre Open Source Software Kosova, e cila do të përfitojë 20,000 euro;

ICK – Innovation Center Kosovo, e cila gjithashtu do të përfitojë 20,000 euro.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark