Qeveria pret “vullnetin” e Listës Serbe për FAK-un – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria pret “vullnetin” e Listës Serbe për FAK-un

    Insajderi
    13 November 2016 - 08:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesit e koalicionit qeverisës tash e një kohë të gjatë janë duke premtuar se Kosova shumë shpejt do të bëhet me ushtri. Mirëpo kjo po shihet si vështirë e mundshme për shkak të pengesës që është duke e paraqitur Lista Serbe.

    Subjektet opozitare dhe analistët politikë thonë se formimi i ushtrisë gjatë këtij mandati është vështirë i besueshëm.

    Sipas tyre, PDK-ja dhe LDK-ja do të duhej që para se ta formonin koalicionin me Listën Serbe të merren vesh që edhe serbët ta mbështesin transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, shkruan Zëri.

    Qeveria e Kosovës në plan-programin legjislativ të këtij viti ka paraparë që çështja e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të trajtohet në fund të muajit nëntor, megjithatë kjo vështirë se do të ndodhë pasi Lista Serbe tash e një kohë është duke e bojkotuar punën e Kuvendit.

    Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit të vendit, ka thënë se Lista Serbe është duke zhvilluar konsultime të brendshme dhe se Zyra e kryeministrit është duke pritur që të bisedojnë me këtë subjekt, kur ata të jenë të gatshëm.

    “Nga Lista Serbe na thuhet se ende zhvillojnë konsultime të brendshme dhe ne presim të na njoftojnë kur janë gati të bisedojmë”, ka deklaruar Gecaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark