Qeveria procedoi në Kuvend vetëm 28 projektligje nga 87 sa ishin paraparë për këtë vit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria procedoi në Kuvend vetëm 28 projektligje nga 87 sa ishin paraparë për këtë vit

    Insajderi
    22 October 2016 - 10:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Demokratik i Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se Ekzekutivi në Kosovë ka proceduar në organin legjislativ vetëm 28 projektligje deri në muajin tetor ndonëse kanë qenë të parapara të procedohen 87 deri në fund të këtij viti.

    Ndërkohë që edhe 59 projektligje të tjera kanë mbetur jashtë procedurës.

    Sipas KDI-së nga 28 projektligjet që kishin arritur në Kuvend vetëm 15 prej tyre kanë arritur që të kalojnë në shqyrtim të dytë, prej nga kanë marrë miratimin përfundimtar.

    “Kurse 13 vazhdojnë të mbesin në procedurë, nëntë nga to janë në mes të shqyrtimit të parë dhe të dytë në komisionet përkatëse, kurse katër prej tyre do të procedohen për lexim të dytë në seancën e ardhshme”, thuhet në njoftimin e KDI-së.

    kdi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark