×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Qeveria qasje selektive”: OJQ-të kërkojnë shkarkimin e të gjithë anëtarëve të OSHP-së

    Insajderi
    10 May 2023 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizatat e shoqërisë civile kanë kërkuar shkarkimi ne mbarë anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), jo vetëm të Kimete Gashit. Ata e kanë quajtur “qasje selektive” kërkesën për shkarkimin e vetëm një anëtares.

    Reagimi i tyre erdhi pasi Qeveria e Kosovës i kërkoi Kuvendit për shkarkimin e Gashit, e cila sipas kryeministrit Albin Kurti, ka qenë përzgjedhës për tenderin për insulinat. Këtë tender, e ka fituar kompania pa certifikatën e marketingut që garanton cilësinë e insulinës, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Organizatat e shoqërisë civile (OJQ-të) të poshtëshënuara reagojnë kundër vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës që vetëm anëtarja e bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (tutje OSHP) respektivisht Kryetarja e Panelit Shqyrtues në rastin e insulinave, Kimete Gashi, të propozohet për shkarkim nga ana e Kuvendit, duke e vlerësuar si vendim selektiv, i cili aministon nga përgjegjësia anëtarët e tjerë të Bordit të OSHP-së që votuan njëjtë sikurse e propozuara për shkarkim”, thuhet në komunikatë.

    “Në frymën e Ligjit për Prokurimin Publik në Kosovë dhe Rregullores së Punës së OShP-së, vota e anëtarëve të paneleve shqyrtuese është e barabartë dhe duhet të bëhet sipas bindjes së lirë së anëtarit në raport me provat dhe argumentet e çështjes kontestimore. Në këtë drejtim, vendimi i sotshëm i qeverisë që anëtaren e OShP-së, Kimete Gashi, t’ia propozoj Kuvendit për shkarkim, me arsyetimin se ajo e ka udhëhequr panelin shqyrtues, i cili përmes një vendimi ka mundësuar importin e insulinave pa autorizim-marketing, është diskriminues dhe selektiv, si dhe cënon parimet Kushtetuese të Republikës së Kosovës, siç është ai i barazisë para ligjit dhe mosdiskriminimit”, vijon njoftimi.

    OJQ-të nënshkruese:

    Demokraci Plus – D+

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike – GLPS

    Iniciativa për Progres – INPO

    Instituti Demokratik i Kosovës – KDI

    Instituti i Kosovës për Drejtësi – IKD

    Lëvizja – FOL. /Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark