×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria shton mbikëqyrjen për parqet kombëtare

    Insajderi
    10 February 2016 - 10:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me qëllim të mbikëqyrjes më të mirë të Parkut Kombëtar të Sharrit dhe Bjeshkëve të Nemuna, Qeveria e Kosovës sot ka miratuar në pako 18 propozim-vendime që pritet të rrisin kujdesin ndaj këtyre pasurive kombëtare.

    Vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë.

    Viteve të fundit është raportuar shpesh për prerje ilegale të drurëve nëpër malet e Kosovës.  Kjo shihet si një nga dëmtuesit më të mëdhenj të natyrës.

    Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” – përfshinë sipërfaqen prej 62.488 ha. dhe shtrihet në territorin e komunave: Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë dhe Istog ndërsa Parku Kombetar “Sharri” shtrihet në 53.469 hektarë.  Parku nacional  i Sharrit është parku i parë kombëtar i shpallur në vitin 1986 nga Kuvendi i Kosovës

    Po ashtu, qeveria ka ndarë 9700 euro për të sëmurën me kancer Shpresa Zyberaj. Sic njofton Klan Kosova, ky propozim për ndarjen e këtyre mjeteve erdhi nga zëvendëskryeministri dhe njëherit ministri i Kulturës, Kujtim Shala/Insajderi

    /Insajderi

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark