Qeveria sot i drejtohet Kushtetueses për pezullimin e likuidimit të Trepçës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria sot i drejtohet Kushtetueses për pezullimin e likuidimit të Trepçës

    Insajderi
    18 October 2016 - 13:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës sot do t’ia parashtrojë kërkesën Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që të ndalojë të gjitha procedurat për likuidimin e ndërmarrjes “Trepça”.

    “Qeveria e Kosovës, sot, brenda orarit zyrtar, do të parashtrojë kërkesën për përgjigje ndaj kërkesës së parashtruar nga deputeti Slavko Simiq dhe të tjerët nga Lista Serbe, për të kundërshtuar pretendimet e tyre”, ka thënë Radion Evropa e Lirë Besnik Berisha, këshilltari i jashtëm për çështje të drejtësisë i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

    “Po ashtu për të kërkuar nga gjykata, që sipas detyrës zyrtare të caktojë masë të përkohshme për të suspenduar dhe ndaluar të gjitha procedurat lidhur me likuidimin e ndërmarrjes Trepça, deri në vendosjen meritore të kësaj çështje”, theksoi Berisha.

    Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës në Gjykatën Kushtetuese nga ana e ekzekutivit për caktimin e masës së përkohshme lidhur me likuidimin e Trepçës përfundon të martën.

    Javën e kaluar, përfaqësuesit e Listës Serbe, të prirë nga kryetari i sa, Slavko Simiq, kanë deponuar te Gjykata Kushtetuese kërkesën për shqyrtimin e ligjshmërisë së miratimit të Ligjit për Trepçën nga ana e legjislativit.

    Deputetët e kësaj liste në Kuvendin e Kosovës, siç ka thënë Simiq, nuk janë pajtuar me miratimin e këtij ligji.

    Tani mbetet që Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës në mënyrë të përshpejtuar të trajtojë lëndën që do të procedojë Qeveria e Kosovës si dhe atë të Listë Serbe për Ligjin mbi Trepçën dhe të jap një interpretim e parë ligjor (masën suspenduese) para datës 2 nëntor, pasi kjo datë është afati i fundit kohor kur Trepça mund të shkojë në likuidim, thonë ekspertë të çështjeve juridike dhe ekonomisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark