Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur të votojnë në parim projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Megjithatë, opozita tha me këtë projektligj po shkelet Kushtetuta e vendit.
Projektligji mori vetëm 55 vota.
Opozita nuk e mbështeti për projektligj, duke e konsideruar si jokushtetues, madje nuk e përjashtuan mundësinë që ky projektligj të shkoj në Gjykatën Kushtetuese.
Lexo edhe:
Deputetja e PDK-s, Blerta Deliu-Kodra tha se Qeveria zbaton disa vendime të këtij këshilli dhe disa jo.
“Për shembull, ka qenë një vendim i këshillit i cili ka kërkuar pezullimin e pagës 50 përqind për ministrin Hekuran Murati që nuk është zbatuar asnjëherë dhe në anën tjetër kemi pas vendimin e zonjës Gërvalla, ku është kërkuar anulimi i konkursit për 32 zyrtarë diplomatik, vendim i cili është anuluar për shkak se Këshilli i Pavarur ka konstatuar se nuk ka qenë në përputhje me konkursin”, ka thënë ajo.
Seanca është ndërprerë për të vazhduar në ditët në vijim.
Lexo edhe: