Qeveria tentoi ta “kontrabandojë” në kohë fushate ‘Kreun e Privatizimeve’- Në fund të janarit AKP hapi konkurs për drejtor ekzekutiv - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Analiza

    Qeveria tentoi ta “kontrabandojë” në kohë fushate ‘Kreun e Privatizimeve’- Në fund të janarit AKP hapi konkurs për drejtor ekzekutiv

    Insajderi
    16 February 2025 - 18:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia Kosovare e Privatizimit, e kapur në krye nga Qeveria Kurti, shpalli konkurs për drejtor ekzekutiv më 27 janar të këtij viti. Kjo datë shënonte kohën e fushatës për zgjedhjet parlamentare.

    Në konkursin e AKP’së parashihet që mandati i kryeshefit të ardhshëm ekzekutiv të jetë katër vjeçar, shkruan Insajderi.

    Afati për aplikim vlen deri më datën 26 shkurt, në një periudhë kur ende nuk pritet që të bëhet formimi i Qeverisë.

    Në informacione shtesë bëhet e ditur se lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 13/03/2025.

    Sidoqoftë, detaji interesant është se konkursi është hapur në kohë fushate të zgjedhjeve parlamentare.

    Drejtori aktual, i zgjedhur që ta vazhdojë mandatin tutje, Mentor Hyseni, veçse është i anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai madje ka shprehur edhe haptazi qëndrimet e tij në mbrojtje të shefit, Albin Kurtit.

    Hyseni, sidoqoftë, ka qëndruar kundërligjshëm në këtë pozitë. Ai qëndron në këtë pozitë edhe pasi që Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar. Rrjedhimisht, në Ligjin e AKP’së precizohet se nuk mund të bëhet drejtor dikush që është i dënuar nga gjykata.

    Asnjë person nuk mund të bëhet ose të mbetet Drejtor nëse: 6.1.është dënuar për kryerje të ndonjë vepre penale që ngërthen elemente të mashtrimit, pas një procedure përkatëse dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe Kosovare”, thuhet në ligji për AKP-në (nr. 04/L-034) versioni i fundit, ai i vitit 2018, tek neni 12, pika 6, që flet për përbërjen e bordit.

    Për ironi të kësaj, edhe në konkursin për drejtor të AKP’së citohet neni 9 i Ligjit për Zyrtarët Publikë që parasheh që “të mos jetë i e/i dënuar për kryerjen e një vepre penale me dashje“.

    Përmes kërkesës për qasje në dokumente publike Gazeta Insajderi ka siguruar vendimin e Gjykatës në Prishtinë me të cilin më 1 nëntor 2023 është dënuar Mentor Hyseni.

    ËSHTË FAJTOR | Sepse: Tani i akuzuari M.H se, në cilësinë e zyrtarit të lartë publikë, Anëtar i Bordit të Drejtorëve – Agjencia Kosovare e Privatizimit, Prishtinë, me dashje ka vepruar në kundërshtim me nenin 5 par. 1 të Ligjit për Deklarim, Prejardhjen dhe Kontrollimin e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publik, në atë mënyrë që i njëjti edhe pse ka qenë i obliguar të bëjë deklarimin e pasurisë në afatin e parapare ligjor (brenda 30 ditëve), i njëjti nuk e ka deklaruar pasurinë brenda këtij afati, përkatësisht nga 01 mars deri me 31 mars të vitit 2022, për vitin paraprak nga 1 janari deri me 31 dhjetor të vitit 2021”, thuhet në vendimin që e ka Insajderi.

    Sipas Gjykatës, Mentor Hyseni me këtë ka kryer veprën penale “mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, nga neni 430 paragrafi 1 të KPRK-së.

    Andaj, konform dispozitave ligjore përkatës gjykata e dënoi me gjobë në shumën prej një mijë eurosh.

    Hyseni kishte qëllime edhe që të bëhej drejtor i ATK’së.

    LEXO RAPORTIMET E INSAJDERIT:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark