Qeveria vendos sanksione të reja për Rusinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Qeveria vendos sanksione të reja për Rusinë

    Insajderi
    26 July 2023 - 11:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës i ka vendosur sanksione të reja Rusisë dhe Bjellorusisë. Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla paraqiti në mbledhjen e Qeverisës “zbatimin e pakos së 11-të të sanksioneve”.

    Pako përfshin forcimin e bashkëpunimit me vendet e treta për të penguar anashkalimin e sanksioneve, shtrëngimin e kufizimeve të eksportit dhe sanksionimin e 71 individëve dhe 33 subjekteve.

    “Sot MPJD propozon për shqyrtim dhe miratim zbatimin e pakos së 11 të sanksioneve të BE-së ndaj Federatës ruse dhe Bjellorusisë si dhe zbatimin e vendimit të BE. Më 23 qershor këshilli i BE-së miratoj masa të reja kufizuese ndaj Rusisë”.

    “Vendosi edhe sanksione ndaj 71 individëve dhe 33 subjekteve, duke shtuar grupin Wagner dhe Riafan në listën e atyre që i nënshtrohen masave kufizuese të BE-së për veprime që cenojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”, tha Gërvalla.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark