Ka më shumë se një orë që deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është duke qëndruar prapa ulëses së kryekuvendarit, Glauk Konjufca me pankartë, në duar, ku shihet fytyra e shefes së grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila.
Musliu nuk po e lë Konjufcën ta vazhdojë seancën, duke lëshuar brohoritma si “Qeveria Zdravo”, “Qeveria Zdravo nuk kalon” “Zdravo Albin”.
“Ju lutem, a mundem me vazhdu seancën”, është dëgjuar duke thënë Konjufca teksa Musliu nuk është ndalë duke thënë se “Qeveria Zdravo nuk kalon”, ndërkohë që kryekuvendari u pa duke qeshur, pas reagimeve të kësaj të fundit.