
Dikasteri i Kulturës në Qeveri që ka marrë përsipër ndërtimin e Stadiumit të Gjilanit, pasi që komuna dështoi, i kanë dalë sërish telashe. Tash ka njoftuar se e ka pezulluar këtë tender, raporton Insajderi
Gazeta Insajderi
I nisur qysh në kohën kur kryetar komune në Gjilan ishte Lutfi Haziri i LDK-së, Stadiumi i qytetit ende po shkon nga një tender në tjetrin.
Gazeta Insajderi kishte bërë një sërë raportimesh qysh kur tenderi për të po udhëhiqej nga komuna e Gjilanit që tash drejtohet nga Alban Hyseni i VV-së.
Hulumtimi i Insajderit kishte zbuluar se tenderi dyshohej se po përgatitej për “dosta” të Kryetarit Hyseni. Ai tender në fund u anulua.
Në lojë pastaj hyri Ministria e Kulturës që udhëhiqet nga Hajrullla Çeku, po ashtu i Vetëvendosjes.
Por, kjo Ministri deri tash nuk ka arritur që të shpall një fitues.
Ditë më parë nxori një dokument në platformën “e-prokurimi”, ku thuhej se sipas MKRS-së tenderi duhet ti jepet firmës “BM Group”, të biznesmenit Bedri Gllareva.
Vlera? Mbi 12.7 milionë euro.
Por, tash dikasterit të Kulturës në Qeverinë në detyrë Kurti II i ka dalë telashe e re. Këtë tender e ka pezulluar.
“Arsyeja e pezullimit të aktivitetit të prokurimit është për shkak të paraqitjes së disa kërkesave për rishqyrtim në MKRS”, thuhet në arsyetimin e Ministrisë së Çekut, derisa tetë kompanive në garë iu thuhet se “do të jeni të njoftuar me kohë me marrjen e çfarëdo vendimi”.
Lexo raportimet e Insajderit: