×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Stadiumi i Gjilanit për 50 mijë persona”, Hyseni ironizon me Muharremajn e Suharekës, por e pëson keq analisti Ramabaja

    Insajderi
    21 September 2023 - 22:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka publikuar sot projektin e kësaj komune për stadiumin e qytetit. Ai kërkoi investime nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

    Sipas tij, gjithçka është e gatshme si prona, ashtu edhe projekti ideor – për stadium me 17 mijë ulëse dhe se duhen vetëm investimet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

    Muharremajt iu përgjigj kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni me një postim ironizues.

    Por, jo të gjithë e kuptuan, analisti Sadri Ramabaja thumbimin e Hysenit ndaj Muharremajt iu përgjigj me një urim.

    “Mrekulli! Urime!”, shkroi Ramabaja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark