×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Qeverisja aktuale e kryeqytetit e ka prioritet ngrohjen qendrore”

    Insajderi
    18 October 2022 - 20:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas publikimit të çmimeve nga Termokosi për konsumatorët për këtë sezon.

    Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hoti thotë se projekti për zgjerim i rrjetit të ngrohjes qendrore në Prishtinë përmes kogjenerimit, që u bë në qeverisjen e Isa Mustafës mbetet një ndër projektet më të rëndësishme të kryeqytetit.

    ‘’Zgjerimi i rrjetit të ngrohjes qendrore në Prishtinë përmes kogjenerimit, i nisur në qeverisjen e Prishtinës nga Isa Mustafa me mbështetjen e Qeverisë Gjermane përmes KfW, mbetet ndër projektet më të rëndësishme të kryeqytetit”, ka shkruar Hoti në facebook

    Sipas tij duhet që sa më shpejtë ky sistem të sigurohet edhe në lagjet e tjera të Prishtinës.

    “Duhet që sa më shpejt të lidhen në sistem të ngrohjes blloqet e reja të banimit në Arbëri, tek rruga B, në Lagjen e Spitalit e të Muhaxherëve, në Matiqan, në Kalabri dhe lagje të tjera’’, shkruajti Hoti.

    Po ashtu ai ka thënë se në këtë kohë krize është e nevojshme të gjinden edhe burime të tjera të ngrohjes gjatë dimrit.

    ‘’ Në këtë kohë të krizës energjetike është tepër e rëndësishme të gjenden burime tjera të ngrohjes gjatë dimrit. Pres që projekte të ngrohjes të zhvillohen së shpejti së paku në qendrat e mëdha urbane të Kosovës’’, tha Hoti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark