Qindra kosovarë humbin punën në EULEX – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qindra kosovarë humbin punën në EULEX

    Insajderi
    11 October 2016 - 20:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Misioni për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë – EULEX, brenda pak ditëve do të dërgojë në shtëpi rreth 800 punëtorë, të cilët kanë qenë në marrëdhënie të punës me këtë institucion.

    Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e EULEX-it, Besa Domi.

    Ajo ka thënë se në qershor të vitit 2016, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe Qeveria e Kosovës janë pajtuar për mandatin e ri të EULEX-in, i cili ka sjellë krijimin e një Plani Operativ të ri për t’i drejtuar aktivitetet e këtij misioni.

    ”Zbatimi i këtij plani ka nënkuptuar shkurtimin e rreth 400 pozitave të personelit ndërkombëtar dhe 400 pozita të personelit vendas për ta krijuar një mision më të vogël dhe më të përqendruar, i cili do të ofron aktivitete të Monitorimit, Mentorimit dhe Këshillimit në nivelin strategjik të institucioneve kosovare për sundimin e ligjit, si dhe mbështetje të vazhdueshme për drejtësinë kushtetuese dhe civile, si dhe për gjykimin e rasteve të caktuara penale”, tha Domi për lajmi.net, duke shtuar se  procesi i rikonfigurimit do të përfundojë më 14 nëntor të këtij viti.

    Zëdhënësja e EULEX-it ka thënë se ky mandat i ri e pasqyron faktin se autoritetet kosovare janë duke treguar vetëbesim dhe kapacitete në rritje dhe se, si rezultat i kësaj, autoritetet kosovare janë gjithnjë e më shumë në gjendje që t’i marrin përsipër një numër të gjerë të detyrave nga fusha e sundimit të ligjit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark