×
  • Lajme
  • Lajme

    QKSS: FSK është forcë ushtarake edhe pa ndryshime kushtetuese

    Insajderi
    07 March 2016 - 09:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova e ka forcën e saj ushtarake dhe nuk do të ketë nevojë për ndryshim të kushtetutës që Forca e Sigurisë së Kosovës të jetë ushtri e plotë.

    Kështu thotë një raport i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë sipas të cilit, të gjitha kufizimet aktuale mund të eliminohen përmes ndryshimit të legjislacionit përkatës brenda dispozitave ekzistuese të Kushtetutës.

    “Nuk ka asnjë pengesë juridike-kushtetuese që FSK të trajtohet si ushtri dhe që përmes ndryshimeve në legjislacionin përkatës, dhe pa e ndryshuar Kushtetutën”, thuhet në raportin e publikuar të hënën.

    QKSS argumenton se as emri i një institucioni mbrojtës nuk e determinon nësë ai është ushtri apo jo.

    “Ushtria e Gjermanisë quhet zyrtarisht “Bundesëehr”, që nëse përkthehet tekstualisht në gjuhen shqipe do të thotë “mbrojtja e federatës”. Ushtria e Izrealit quhet “Israeli Defence Forces”, në shqip “forcat mbrojtëse të Izraelit”. Ngjashëm, ushtria e Australisë quhet “Australian Defence Force”, në shqip “forca mbrojtëse e Australisë’”, thotë raporti QKSS-së

    “Pa marrë parasysh emërtimet e tyre, këto janë ushtri për shkak të kompetencave, armatimit dhe organizimit që kanë dhe për shkak të funksionit ushtarak që e kryejnë”.

    Në raport thuhet se “kufizimet sa i përket kompetencave dhe armatimit nuk janë të përcaktuara me Kushtetutë por me ligj.”

    “Ky ligj mund të ndryshohet dhe të eliminohen kufizimet ekzistuese ligjore me qëllim që FSK në mënyrë efektive të realizojë funksionin e saj kushtetues të mbrojtjes së qytetarëve dhe komuniteteve.”

    Sipas QKSS-së, as Pakoja e Ahtisarit dhe as Deklarata e Shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk e ndalon trajtimin e FSK-së si ushtri.

    Forca e Sigurisë së Kosovës u formua më 21 janar 2009, pas shpërbërjes se TMK-se (Trupave Mbrojtëse te Kosovës). FSK-ja ndodhet ne fazën paraprake drejt formimit te një ushtrie plotësisht funksionale dhe përbehet nga 2.500 ushtar aktiv dhe nga 800 rezerviste/Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark