Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit të Kosovës që urgjentisht të procedojë me miratimin e ndryshimeve kushtetuese për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës.
Në të kundërtën, vonesat në ktë drejtim pozicionojnë edhe “më tutje më tutje Kosovën në ranglistën e shteteve të papërfunduara” dhe shtyrjen e përpjekjeve për integrim në NATO.
“Në aspektin bilateral, ky ngërç dekurajon shtetet mike aleate të cilat planifikojnë nisjen e bashkëpunimeve bilaterale ushtarake në funksion të paqes e sigurisë rajonale dhe botërore. Kurse në aspektin operativ, implikimet vërehen në rritjen e demotivimit të pjesëtarëve të FSK-së të cilët kanë konsumuar mandatin ekzistues të mbrojtjes civile”, thuhet në komunikatën e QKSS-së
“Duke pasur parasysh qëndrimin e qytetarëve si dhe nevojën për kompletimin e këtij sektori, QKSS i bën thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit të Kosovës që urgjentisht të procedojë me miratimin e ndryshimeve Kushtetuese për transformimin e FSK-së në FAK.”
Kjo organizatë ka realizuar një anketë me qyetarë të vendit, ku mbi 87për qind e të të anketuarve janë shprehur në favor të krijimit të ushtrisë së Kosovës./Insajderi