×
  • Lajme
  • Lajme

    QKSS: Turqia mund ta shpëtoj Kosovën nga radikalizmi islam

    Insajderi
    03 February 2016 - 00:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Stambolli ka qenë nikoqir i një konferencë që është organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë QKSS në bashkëpunim me Institutin SETA dhe Qendrën Daily Sabah, ku është diskutuar për “dinamikën e re të radikalizmit: nga Ballkani në Lindjen e Mesme”.

    Në këtë konferencë kanë marrë pjesë drejtori i QKSS-së Florian Qehaja dhe hulumtuesi i QKSS-së Skender Preteshi.

    Sipas raportimit të “Daily Sabah” panelistët e tjerë  përpos kosovarëve kanë qenë edhe Murat Yesiltas dhe profesorin Tuncay Kardash të cilët kanë kërkuar që arsyet e radikalizmit duhet të hetohen dhe në këtë mënyrë të krijohet mundësi për ri-integrimin e personave që janë indoktrinuar nga radikalizmi.

    “Panelistët gjithashtu u pajtuan që bashkëpunimi turko-kosovar mund të ndihmoj në parandalimin e fluksit të njerëzve që po radikaalizohen dhe se Turqia mund ta ndihmoj Kosovën në aspektin e promovimit të islamit tradicional meqënse shumica e popullsisë në të dyja vendet e praktikojnë të njejtën formë të fesë”, shkruan Daily Sabah.

    Në fjalën e tij, Qehaja ka thënë se në Kosovë arsyet për radikalizmin islamik janë varfëria dhe e kaluara kriminale e atyre që shkojnë të luftojnë për ISIS.

    “Ka tre mënyra për të praktikuar islamin në Kosovë: njëra është laike, e dyta tradicionale dhe hanefi apo shkollore dhe e treta radikalët. Një pjesë e vogël e grupit të tretë kanë potencial për të përdorur forcën”, citohet të ketë thënë Qehaja në fjalën e tij.

    Konferenca ka ngjallë interesim në Turqi dhe është përcjellë shumë nga mediat turke.

    Ja dhe video e konferencës, në gjuhën angleze.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark