Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj dy kardiologëve të SHSKUK.
Gazeta Insajderi ka raportuar se bëhet fjalë për drejtorin e Kardiologjisë, Lulzim Kamberin dhe shefi i shërbimit të Elektrostimulimit dhe Elektrofiziologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Edmond Haliti.
Të dyshuarit akuzohen se kanë kryer veprën penale “Cenimi i të drejtave në marrëdhëniet e punës”.
Lidhur me rastin, ka reaguar edhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës, të cilët thanë se QKUK do të trajton rastin sipas legjislacionit në fuqi.
“Qendra Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), është njoftuar lidhur me inicimin e procedurës penale për drejtorin e Klinikës së Kardiologjisë dhe një shefit të njësisë të po kësaj klinike. QKUK, rastin do ta trajtojë konform legjislacionit në fuqi, përmes sektorit të burimeve njerëzore. I sigurojmë të gjithë, se do të veprohet bazuar në legjislacionin në fuqi, lidhur me këtë rast”, thuhet në reagim.
Ngritjen e aktakuzës për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj teksa shtoi se aktakuzë është ngritur me 31 maj.
“Të dy akuzohen për veprën penale “diskriminim, cenim të së drejtës së ushtrimit të profesionit dhe ndëshkimit”, tha ajo.
Theksojmë se vitin e kaluar, Mjekët Specialist të Klinikës së Kardiologjisë kërkuan dorëheqjen e drejtorit të kësaj klinike në QKUK, Lulzim Kamberi. 18 nënshkrues, kardiologë tjerë të kësaj klinike deklaronin se drejtori po e mbron: dhunën.