×
  • Lajme
  • Lajme

    Qosja: Thaçi u zgjodh gjatë një “shtetrrethimi të Kuvendit”

    Insajderi
    08 March 2016 - 10:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Akademik Rexhep Qosja ka thënë se zgjedhja e Hashim Thaçit si president i vendit më 26 shkurt u bë në kushte ”që nuk do të duhej të ndodhte”.

    “Jo vetëm që ishte mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit, por kishte edhe një shtetrrethim të Kuvendit. Pamë një numër të policisë speciale, një numër më të madh se sa ishte numri i policisë në mars të 1989 kur iu mor autonomia Kosovës, e njohur në vitin 1974”, ka thënë Qosja.

    “Në atë mbledhje të jashtëzakonshme u morën disa masa, u bënë disa veprime që nuk do të duhet të bëhen në mbledhjet në të cilat zgjidhen figurat politike, shtetërore. U përjashtuan 11 deputetë të opozitës, disa prej të cilëve u tërhoqën zvarrë, duke u grushtuar, duke u kapur me dhunë”, ka shtuar ai.

    Këto komente Qosja i bëri në një intervistë dhënë televizioni shqiptar Vizion Plus, ku po ashtu foli edhe për gjendjen aktuale në Kosovë.

    Qosja tha se qeveria aktuale do të duhej të tërhiqej pasi që Gjykata Kushtetuese vërtetoi se ajo ka bërë shkelje në marrëveshjen e arritur me Serbinë.

    Sipas tij, nëse qeveria nuk tërhiqet vullnetarisht, atëherë atë mund ta shkarkojë populli.

    “Këta njerëz të qeverisë, kjo qeveri ka cenuar Kushtetutën e Kosovës, ka shkelur Kushtetutën dhe këtë e tha Gjykata e Kosovës. Ka nënshkruar marrëveshje që kanë të bëjnë me shtetin, me tërësinë e tij, me sovranitetin dhe territorin e tij, që janë çmuar jo në pajtim me Kushtetutën. Kjo do të thotë se është shkelur Kushtetuta. Në çdo vend demokratik kjo qeveri do të duhej të tërhiqej”, tha ai.

    “Në qoftë se nuk tërhiqej atëherë do të shkarkohej, ka institucion që e shkarkon qeverinë, ka popull, ka sovran që e shkarkon qeverinë.”/Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark